Subscribe

Thonë se lumturinë e gjen në tryezën e familjes, në pjatën e gatuar nga gjyshja, të servirur nga nëna, në atë që trashëgohet nga brezi në brez, jo vetëm si një shije që të kthen pas në kohë, por edhe si momente të bukura që shënon një recetë. Një rrugëtim për të gjetur dhe prezantuar artin në kulinarinë ilire e ka ndërmarrë edhe Ahmet Dursun, një nga kërkuesit më të hershëm të këtyre recetave në Shqipëri. Këto janë vetëm pak nga pamjet që prezanton Dursun në dokumentarin tij më të ri “Arti në kulinarinë Ilire”. Gjithçka është realizuar në Berat, dhe jo më kot. Ka mundur të mbledhë për më shumë se një dekadë shumë receta, e midis tyre edhe nga ato që nuk i gjen në asnjë kuzhinë tjetër përveçse në atë ilire, që shumçka është trashëguar deri tani. Por a ka triumfuar arti në kuzhinën shqiptare përtej varfërisë dhe vështirësive që kanë kaluar shqiptarët për të siguruar shpeshherë edhe vetëm bukën e gojës? Dursun beson se shqiptarët nuk e kanë humbur asnjëherë artin dhe shijen e mirë të një pjate. Dokumentari i realizuar nga regjisori Benet Nelku, nuk zgjat më shumë se 30 minuta dhe ju pret të zbuloni më të bukurat e kuzhinës ilire, sot në 18.30 në Muzeun Historik Kombëtar, ndërsa Ahmet Dursun premton se rrugëtimin e tij artistik do ta vijojë edhe me dokumentarë të tjerë të këtij lloji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *