Subscribe

Arti mural po zë një vend të rëndësishëm ne kryeqytet duke bërë që energjia dhe idetë të ndihen më shumë në hapësirat publike. Por zhvillimi i këtij zhanri nuk ka qene i lehte.

 

Franko Dine: Unë nuk jam i vetmi artist ne këtë zhanër por ka dhe djem dhe vajza që bëjnë këtë lloj arti, ka pasur para meje qe i kane dhënë një shtyse këtij lloj arti por ky art dikur ata qe e bënin para meje kane pasur një vështirësi maksimale për te kultivuar këtë lloj arti që është kështu. Unë e pata me te lehtë sepse njerëzit ambientohen me këtë lloj arti, e kane parë jashtë dhe ata qe do te vijnë do ta kenë akoma me te lehtë.

 

Por a kane nevoje qytetet për këtë lloj arti dhe si i shërben ai hapësirave urbane.

 

Ardian Isufi: Ka shume nevoje sepse është një forme emancipimi që vjen nëpërmjet artit pamor por që temat janë kaq të ndjeshme, janë tema që lidhen me sjelljen tone në këtë kaos urban ose sjelljen tone që ne kemi në marrëdhënien me politiken, e mire është që artistet të shtohen dhe të pushtojnë të gjithë këtë situatë urbane të qytetit duke reflektuar përmes shenjës, njollës dhe mesazhit te artistit.

 

Franko ka 9 vite që e aplikon ketë zhanër dhe rrëfen se jo gjithmonë ka pasur moment të mira, po kështu ka ndodhur dhe për djalin me emrin e artit “Kelo”.

 

Franko Dine: Sigurisht që ka pasur plot raste që me i veçante ka qenë kur polici o ka qenë në gjendjen e tij te keqe shpirtërorë ku gjithë inatin e shprehu tek unë. Ka qenë një mënyrë e komunikimit dhe te kapurit që të mendoje se bën diçka keq. I thashë që kjo gjë është për te mirën e qytetit ja vlen ta besh këtë gjë, por ishte i pamundur dhe ai zbatoje rregullin e vete. Tanimë nuk ka nga këto probleme, do doja që të isha po ai artisti rebel por ajo pjesa që njerëzit nuk te njihnin dhe ishte deri diku e ndalur ishte e bukur. Këto gjera jo policia jo sprajti nuk gjenden kane filluar te zbehen.

 

“E bej sepse vete mënyra ime e jetesës dhe dashuria që kam për këtë lloj arti me bën qe mos shkëputem e dua dhe e bej.”

 

Për dekanin e fakultetit të arteve të bukura Ardian Isufi këto rreziqe sigurisht që ekzistojnë sepse për të ky lloj arti është radikal.

 

Ardian Isufi: Është një art urban që vitet e fundit ka një zgjim sepse është një art i importuar si koncept si një lojë reagimi qytetar dhe publik për çështje të caktuara shoqërore dhe shpesh here politike. Flasim për një art radikal dhe duhet të shkaktojë patjetër një shkak pasojë shumë të madhe te syri i publikut.

 

Reagimi negativ shpesh herë kanë ardhur dhe nga qytetarët.

 

Franko Dine: Punët e mija me te dashura janë pijaneci, një pune qe nuk eziton dhe ndotja ndaj ambientit natyrës. Një nga punët e pijanecit ishin një nga punët me te arrira por nuk ja arriti te rezistonte as tre dite sepse ngjitur me te ishte një lokal ku burrat pinin dhe u fshi nga njerizt. Puna që njerëzve u pëlqen është pune e shqiptarit dhe kosovarit për njerëzit.

 

Ardian Isufi: Ky art duke ke qenë se ekziston ne natyre dhe rruge ka dhe ai problematikat e veta sepse përveç pjesës së aksionit i cili është një askion që në pjesë dërrmuese ndodh në forma anonime ka dhe dëmtime. Në aspektin e dëmtimit them se publiku prapë duhet ta marrë këtë lloj arti si një fenomen kulturor tashmë mbarëbotëror për të folur për çështje të tija por edhe duhet ti ruajë ato pavarësisht se koha bën procesin e saj i cili është pjese integrale e artit urban.

 

Mesazhi qe jep ky lloj arti prek tema te ndryshme te shoqërisë dhe është mjaft i përhapur ne shume vende te botes.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *