Subscribe

Kreu i Agjencisë së Legalizimit të zonave informale, Artan Lame është shprehur pesimist nëse do të përfundojë ndonjëherë procesi i legalizimeve. Lame ka thumbuar institucionet e tjera se po lejojnë ndërtimin pa leje në shumë zona, madje edhe në kryeqytet. Megjithatë ai tha se shumë shpejt zona si Bathorja, Kodra e Priftit, Paskuqani dhe shumë të tjera, të cilat kanë patur në masë ndërtime pa leje, do të legalizohen brenda këtij mandati të qeverisë Rama. Në shtator pritet të përfundojë legalizimi për Kukasin, Beratin dhe Fierin.
Drejtori i Aluizni-t doli në këtë konferencë për shtyp që t’iu bëjë thirrje emigrantëve që vijnë për pushime në këtë periudhë, që të drejtohen te zyrat e Agjencisë së Legalizimeve, për të përfunduar procedurat e marrjes së lejes. Emigrantët do të kenë përparësi dhe shqyrtimi i kërkesës së tyre, do të bëhet brenda 10 ditësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *