E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Arta Marku merr detyrën e Kryeprokurores së përkohshme

Një dite pasi u votua mes tensionit dhe dhunës ne parlament, Arta Marku mori detyrën.

 

Ajo mbërriti mëngjesin e kësaj të marte në organin qendror të akuzës, ndërkohë që Adriatik Llalla e priste në zyrë.

 

Reklamë

Ashtu siç e do protokolli kryeprokurorja e përkohshme  shoqërohej nga eskorta e gardës, ku hyrja e saj u bë në pjesën e prapme të Prokurorisë, ndërsa paraardhësi  Adriatik Llalla mbërriti me automjet personal.

 

Kryeprokurorja e përkohshme shoqërohej nga sekretari i përgjithshëm i kuvendit Genc Gjoncaj, në takimin i cili zgjati për rreth 30 minuta në zyrën e saj të re.

 

Në dalje ajo përcolli Adriatik Llallën, i cili nuk preferoi të fliste për mediat.

 

Arta Marku u betua si kryeprokurorja e përkohshme  në kushte ekstreme gjatë seancës parlamentare. Ajo u zgjodh me 69 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim. Me ndryshimet e reja ligjore ku prokuroria është organ i decentralizuar, Marku nuk mund të ndërhyjë në dosjet e veçanta të prokurorëve, por as me emërimet apo zëvendësimet e tyre. Veç kësaj, ligji parashikon ndërhyrje në Policinë Gjyqësore, si dhe administron sistemin e përgjimeve.

Më shumë video

Reklamë