Subscribe

32 vepra që të përçojnë një gjendje imagjinare ndryshe, mbërrin në ekspozitën “Së Bashku”. Galeria AK, në qendrën tregtare “Concord” ka bërë bashkë 29 artistë për të ekspozuar dy skaje të artit vizual, një botë që pasionin e shohin përmes modernizmit dhe një botë tërësisht realiste. Emra të njohur të artit vizual si Agron Dine, Skender Kamberi, Xheneta Kadillari, Azem Kucana Apo Pashk Pervathi janë pjesë e kësaj ekspozite që vjen e kuruar nga Suzana Varvarica. Ky nuk është eventi i parë që kjo galeri ndërmerr, por ngjyrat e kësaj ekspozite që do të marrë jetë për dy javë në Galerinë AK, janë të veçanta pasi ju përcjellin veprat e artistëve që bëhen bashkë nga hapësira mbarëshqiptare. Edhe pse jo një ngjarje e zakonshme në Shqipëri, ku galeri personale presin dhe organizojnë të tilla evente, për menaxheren e këtij oazi arti në “Concord”, ky është vetëm fillimi i një sërë aktivitetesh që do ata do të bëjnë traditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *