Mëngjesin e sotëm në emisoonin “7pa5” është folur për arsyet që shtyjnë shumë vajza të reja të ushtrojnë prostitucionin.

Psikologia Eksena Qirici ka treguar se shpesh janë arsyet ekonomike, teksa një pjesë e këtyre vajzave kanë trauma të mëparshme.

“Arsyeja pse këto vajza hyjnë në këto lloj marrëdhënie, është mungesë zgjedhjeje. Nuk është një dëshirë e plotë. Grave u mungojnë disa mundësi zgjedhjeje, disa mënyra mendimi që i çojnë në këtë lloj porofesioni. Një pjesë e historisë së tyre tregojnë që vijnë nga abuzime të mëparshme seksuale. Shihet kjo si mënyra që i qasen jetës sepse nuk besojnë më që mund të kenë një mundësi për ta parë jetën përtej shfrytëzimit të trupit”, tha ajo.

“Ulet vlerësimi në vetvete, e shohin veten si objekt dhe sa më shumë e sheh veten si objekt, aq më shumë rriten problemet e shëndetit mendor. Shpesh simptomat konsiderohen të ngjashme me një situatë përdhunimi”, shpjegoi psikologia.

Ajo tregoi më tej se më pas këto vajza e kanë të vështirë të tërhiqen nga prostitucioni, teksa shumë prej tyre i rikthehen pasi shkëputen.

“E kanë të detyruar që të përfshihen në këtë lloj marrëdhënie pa emocione. Nuk do thoja që e zgjedhin si punë. Kryesisht janë vajza që vijnë nga familje që nuk kanë pasur mundësi ekonomike t’u ofrojnë këtë lloj komoditeti jetësor.

Ne nuk ofrojmë qendra rehabilitimi në Shqipëri. Ka shumë pak qendra me këtë lloj tagri. Ato prapë i rikthehen”, tha ajo. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *