28 March 2024

Arsyet që fshihen pas zverdhjes së thonjve

Sytë janë pasqyrë e shpirtit, ndërsa thonjtë pasqyrë e shëndetit. Thonjtë e petëzuar, të brishtë, të verdhë apo me njolla të bardha mbartin informacione tejet të rëndësishme për shëndetin e femrës e jo vetëm. Por përpara se të çkodojmë këto shenja duhet të jemi të aftë të kuptojmë shkaqet dhe rrënjët e problemit. Më poshtë do të lexoni 4 arsyet përse thonjtë e duarve dhe këmbëve po shndërrohen në të verdhë.

1: Manikyri i errët
Ndryshe nga mendimi se struktura e thonjve është shumë e fortë, këto të fundit janë mjaft porozë duke bërë që të përthithin lehtësisht çfarë ju vendosni mbi to. Kur ju lyeni për një kohë të gjatë thonjtë me manikyrë të errët, pigmeti absorbohet nga thonjtë duke i dhënë atyre një nuancë të verdhë.
2: Mungesë vitaminash
Thonjtë e verdhë shihen shumë shpesh tek ata persona që vuajnë nga sëmundjet kronike të mushkërive ose nga funksionimi i dobët i mëlçisë . Mungesa e vitaminës B-12 dhe mineralit zink mund të çojë gjithashtu në zverdhjen e thonjve me kalimin e kohës.
3: Gjenetike
Kjo është jashtëzakonisht e rrallë dhe njihet si ‘sindromi i thonjve të verdhë” dhe është një problem i trashëguar.
4.Duhanpirja
Duhapirja për një kohë të gjatë shkakton gjithashtu zverdhje të thonjve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services