Gjumi i tepërt është një nga treguesit kryesorë i problemeve mjeksore. Shpesh ndodh që ne dhe pse pas 7 ose 8 orësh gjumë mund të ndihemi të lodhur. Kjo nuk është një situatë normale prandaj është e rëndësishme që ne të përpiqemi që të dallojmë shkaqet që e shkaktojnë këtë lodhje.

Faktorët të cilët e shkaktojnë një lodhje të tillë janë;

Faktorët mjedisorë

Gjumi në një dhomë në një dhomë që është shumë e nxehtë apo shumë e ftohtë mund të shkaktojë shqetësime gjatë natës. Zgjimi herë pas herë gjatë natës shkakton gjumë të pakënaqshëm. Shtrati është një ndër faktorët kryesorë të mjedisit. Një shtrat i parehatshëm mund të ju shkaktojë shqetësime gjatë natës, duke zvogëluar kualitetin e gjumit tuaj.

Zakonet

Konsumimi i tepruar i pijeve që përmbajnë kafeinë para gjumit mund të ju pengojë të bini në gjumë. Kafeina është një stimulant që shpejton sistemin e trupit dhe pengon prodhimin e agjentit natyral të gjumit, adenozinës.

 

Faktorët mjeksorë

Fjetja e tepruar është një simptomë e diabetit. Insulina kontrollon sheqerin në gjak. Kur sheqeri në gjak është normal, shndërrohet në energji në qelizat e gjakut. Lodhja shkaktohet kur sheqeri në gjak nuk hyn në qelizat e gjakut si duhet dhe nuk shndërrohet në energji në mënyrë efektive.

 

Stresi

Stresi mund të jetë një shkaktar kryesor i gjumit të tepruar. Kur trupi juaj është nën stres të vazhdueshëm, ai prodhon adrenalinë. Adrenalina shpejton të rrahurat e zemrës dhe shtypjen e gjakut. Kur të rrahurat e zemrës rriten, është vështirë të bini në gjumë

 

Rrjetet sociale në ditët e sotme janë kthyer në një domosdoshmëri për secilin nga ne. Ta mendosh jetën pa to është shumë bosh, pasi ato ndihmojnë në lidhjet që mund të kemi me të afërmit apo m,iqtë në të gjithë botën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *