Subscribe

Kryeministri Edi Rama nga Vlora i ka meshuar rëndësisë se arsimit profesional si rruga me efikase për te gjetur një vend pune. Gjate prezantimit te strategjisë se punësimit lideri i mazhorancës Rama listoi kantieret qe do te hapen ne kuadër te projekteve te partneritetit publik-privat duke nisur nga rruga e arbrit deri tek sheshi shqiponja ne hyrje te kryeqytetit; investime qe do te sjellin hapjen e vendeve te reja te punës.

 

Ne këto kantiere ka shume profesione qe duhen dhe sfida është qe te jemi gati për gjithë ato vende pune qe hapen e qe krijohen nga program infrastrukturës.

 

Rama ka qartësuar se mentaliteti i punësimit ne shtet duhet te marre fund, duke sjelle si shembull kërkesën e një kryetari te një organizate te PS.

 

“E pyes sa anëtarë ke me tha 60, organizata me e fuqishme e bashkimit sovjetik, unë i them te 60 anëtarët unë nuk iki ne Tiranë pa i futur ne pune por ne privat, ai me tha jo ne privat, dmth për njerëzit tanë partia s’mund ti leje ne dore te privatit”.

 

Shefi i ekzekutivit u ndal edhe tek debati me i fundit për taksat.

 

Nëse kjo qeveri ka rritur taksa ka rritur taksa për te pasurit, te dalin e te me thonë si janë rritur taksat për ata qe fitojnë me pak.

 

Sipas Rames 97% e shqiptareve paguajnë me pak taksa si pasoje e taksimit progresiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *