Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
07 May 2026
Vizion fokus

SHBA dhe Irani drejt një marrëveshjeje të përkohshme për...

Tensionet SHBA–Vatikan/ Rubio takim me Papa Leon

Projektrezoluta e PE, Balla i përgjigjet Berishës: Shqipëria model...

Berisha: Në kulmin e krizës së naftës fermerëve iu...

“Shpërtheni duke qarë”, del letra e supozuar e vetëvrasjes...

Ministri Hoxha takim me Mark Rutte: Në situatën e...

“Minjtë hedhin valle te Pediatria e Lushnjës”, Korreshi kërkon...

“Njerëz në qeveri që s’duan ta bëjnë punën e...

“Nuk ka kthim mbrapa”, Rama: “Busulla” e shqiptarëve Bashkimi...

“Pushtetin e kishin të fortët e politikës”, Rama: Pas...

“Arsimi jo më nën thundrën e politikës”/ Rama: Të mbrojmë gjuhën shqipe

12 Shtator 12:30

Të mbrojmë gjuhën shqipe. Kjo ishte kryekërkesa e kryeministrit Edi Rama në kongresin dedikuar arsimit cilësor dhe gjithëpërfshirës drejt Bashkimit Evropian.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Është koha për ta diskutuar futjen e gjuhës shqipe në çdo nivel të arsimimit. Është gjë e madhe e bëjmë mirë që kërkojmë në vazhdimësi të dijmë sesa të aftë janë të rinjtë tanë për të foluar anglisht por është një mangësi që nuk kemi të njëjtin sisitem për gjuhën tonë amtare, të cilën e marrim si të mirëqenë.

 

Si mënyrë për të forcuar gjuhën shqipe që si shumë të tjera po rrezikohen nga teknologjia, Edi Rama sheh përdorimin e abetares së unifikuar në çdo hapësirë shqipfolëse përveç se në vendin tonë dhe Kosovë.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Maqedonia e Veriut e ka aprovuar në parim, po ashtu kemi filluar të diskutojmë me Malin e Zi , me Serbinë për gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës, e me tutje. Kemi filluar të diksutojmë me Kosovën për planin e përhapjes në të gjithë disaporën.

 

Si krahasim se sistemi i arsimit nën qeverisjen e socialistëvë nuk është nën thundrën e politikës, kryeministri solli këtë shembull.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Më bëri përshtypje një kronikë e një mësueseje më kontratë të përkohshme, e cila ankohej për situatën në të cilën gjendej. Arsyeja pse e konsideronin viktimë të politikës ishte sepse kjo mësuese ishte shumë aktive në takimet që organzohen nga grupi “Shqipëria në rrezik”. Duke sidoqoftë konkurruar në portalin, “Mësues për Shqipërinë”, sot kur rezultatet janë shpallur, është fituese për të marrë një vend pune të përhershëm.

 

Për të luftuar ikjen e të rinjve drejt evropës, dy ambasadorët, amerikan dhe  britanik theksuan se vetëm përmes arsimimit Shqipëria mund të bëjë përpara.

 

YURI KIM

 

AMBASADORE E SHBA NE TIRANE

 

Arsimimi do jetë kyç se sa shpejt do lëvizni e sa përparim do të bëni. Mbështetja jonë është e rëndësishme pasi ne duam t’ju shohim tërësisht të integruar në Evropë. Mbështetja për politikën tuaj arsimore është po aq e rëndësishme për ne sa është mbështetja jonë për reformën në drejtësi e luftën kundër korrupsionit.

 

ALASTAIR KING SMITH

 

AMBASADOR I BRITANISE SE MADHE NE TIRANE

 

Besoj se keni parë një zhvillim tragjik, largimin e shumë të rinjve, sidomos në verë, për shkak të mungesës së mundësive. Këta të rinj shfrytëzohen nga kontrabandistët e qenieve njerëzore dhe ne i nxisim të ndalojmë, jo vetëm sepse premtimet për pasurimin e shpejtë janë gënjeshtra pasi do të përfshihen në kriminalitet dhe drogë, por sepse kushtet do të bëhen të rrezikshme. Deti do të jetë më i rrëmbyer dhe moti më i ftohtë. Ndaj u bëj thirrje të rinjve të mos udhëtojnë në mënyrë të jashtëligjshme. Rruga e suksesit nuk varet nga gomonet, por nga arsimimi.

 

Teknologjia është synimi i mazhorancës qeverisëse. Ajo që nisi me 9 vjeçaren “Jeronim De Rada” në Tiranë me hapjen e laboratorëve për mësimin e teknologjisë digjitale do të jetë në të gjitha shkollat e vendit deri në përfundim të mandatit të tretë qeverisës të socialistëve.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
kongresi i arsimit rama SHBA yuri kim

Nga e njëjta kategori

Projektrezoluta e PE, Balla i përgjigjet Berishës: Shqipëria model për respektimin e minoriteteve

më shumë...

Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë, Hita: Hetimet vazhdojnë, personat përgjegjës janë arrestuar

më shumë...

Drejtori Hita prezanton ndryshimet e reja: Si do informohen qytetarët për ngjarjet e rënda kriminale

më shumë...

Berisha: Në kulmin e krizës së naftës fermerëve iu është hequr subvencionimi, po bëni politikë anti-shqiptare

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

2:05

SHBA dhe Irani drejt një marrëveshjeje të...

1:55

Tensionet SHBA–Vatikan/ Rubio takim me Papa Leon

1:51

Projektrezoluta e PE, Balla i përgjigjet Berishës:...

1:47

Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë,...

1:42

Drejtori Hita prezanton ndryshimet e reja: Si...

1:30

Berisha: Në kulmin e krizës së naftës...

1:22

E rëndë, 19-vjeçarja shqiptare lind foshnjë në...

1:02

“Shpërtheni duke qarë”, del letra e supozuar...

12:41

Nëse keni probleme me gjumin, provoni ta...

12:31

Ministri Hoxha takim me Mark Rutte: Në...

12:18

Shpërdorim detyre, nxjerrje të sekretit hetimor dhe...

11:41

56 studentë të Akademia e Sigurisë në...

11:36

“Minjtë hedhin valle te Pediatria e Lushnjës”,...

11:27

“Njerëz në qeveri që s’duan ta bëjnë...

11:22

“Nuk ka kthim mbrapa”, Rama: “Busulla” e...

11:16

“Pushtetin e kishin të fortët e politikës”,...

11:10

Kongresi Botëror i Ligjit zgjodhi Tiranën, Rama:...

10:58

PSG në finale, Rama batuta me ministrin...

10:43

Shqipëria mikpret Kongresin Botëror të Ligjit, Presidenti...

10:38

“E keni bërë të udhës të përjashtoni...

Më të klikuarat

  • A duhet të qëndrojë në Ferma VIP Fabjola? Adion reagon pas t...
  • Kush është fermerja që u largua nga Ferma Vip
  • “Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë...
  • Dënohet me vdekje korrieri që rrëmbeu dhe vrau 7-vjeçaren në...
  • Ndryshime në Qeveri/ Lirohet nga detyra zv.ministrja e Ekono...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.