Është prezantuar sot dokumenti për politikat e Arsimit të Lartë, që përmban përparësitë drejt 2030-ës. Ato përfshijnë rishikimin e kuadrit ligjor për të siguruar më shumë fleksibilitet dhe për të hapur rrugën për programe të reja studimore, por edhe profilizimi i universiteteve sipas kërkesave të tregut të punës.
“Vinim nga një fazë barbarie në arsimin e lartë. Ka qenë vetëm 10 vite më parë. Kur situata në arsimin e lartë ishte katastrofë, ku 18 universitete ishin biznese. Më kujtohet shkarkimi nga puna i një dekaneje, shefeje në ato universitete të fakultetit të mjekësisë dentare që e thirrri pronari dhe i tha, shiko se po më shqetëson studentët duke mos iu dhënë provimet. I thotë, dekania më vjen keq por nuk mund të jap provime studentësh që nuk vinë fare se do bëhen dentistë. I thotë shiko, ty të duken si studentë, por janë klientë për mua. Pastaj ekonomi tregu, do thyhen ca nofulla. Kjo ishte situata e universiteteve jo publike.”, tha Kryeministri Rama.
Ndërsa ministrja e arsimit theksoi se strategjia për arsimin e lartë përmban dy objektiva kryesore.
“Dokumenti që prezanton përmban 2 qëllime: zhvillimi i kapitali njerëzor, standardi evropian të arsimit dhe kërkimit shkencor. Këto objektiva lidhen me masa konkrete që i kemi konsultuar dhe do jenë pjesë e një plani veprimi nga sot deri në 2030. Masat që propozojmë, lidhen me rishikimin e kuadrit ligjor, për sfidat dhe hapjen e universiteti. Instrumentet ligjore të reja më shumë fleksibilitet dhe programe të reja. Për të krijuar lehtësi dhe përshtatje me specialitetet e kohës. Profilizimi i universiteteve të lidhet me programet e reja të studimit në vendin tonë.”, u shpreh ministrja e arsimit, Manastirliu.
Me anë të këtij dokumenti synohet dhe rritja e ndërkombëtarizimit të universiteteve, përmes programeve të diplomave të përbashkëta dhe kampuseve të reja dhe financimi i arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, duke ndërthurur po ashtu degët shoqërore me teknologjinë.