Arsenal është fitues i  ”FA CUP” , pasi mposhti  2-1 në “Ëembley” rivalin e përjetshëm, Chelsea-n. Ka qenë një derbi londinez që shijoi dhe më shumë falë

fitores me përmbysje që skuadra e Arteta-s mori. Ndeshja nisi mirë për Chelsin që arriti të zhbllokojë rezultatin pas vetëm 5 minutash lojë kur Pulisic nuk fali dhe dërgoi topin në rrjetë.

Nga ana tjetër kundërpërgjigja e Topçinjve erdhi shpejt.  Në minutën e 28-të, një ndërhyrje e gabuar në zonë bëri që gjyqtari të mos mendohej dy herë dhe të drejtonte gishtin nga pika e bardhë e 11 metërshit. Ishte Aubameyang ai që ktheu lehtësisht në gol penalltinë e fituar  dhe vendosi dhe një herë baraspeshën në takim . Ndërsa në pjesën e dytë ishte sërish Aubameyang, i cili kompletoi përmbysjen e  të tijve në minutën e 67-të.

Edhe pse përpjekjet ishin të shumta nga skuadra e Lampard për të rihapur dhe një herë takimin, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Chelsea-n që e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Kovacic në minutën e 73-të.

Ky ishte triumfi i 14 i Arsenal-it në ”FA CUP” dhe asnjë skuadër tjetër nuk e ka fituar këtë kompeticion më shumë se Topçinjtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *