E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Arsenali 72 milionë paund për talentin e Lillë

Nicolas Pepe ndodhet në Londër për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore përpara se të nënshkruajë kontratën me Arsenal.

 

Arsenali tashmë ka rënë dakord për një tarifë transferimi prej 72 milion paund me skuadrën e Ligue 1, të Lillë.

 

Reklamë

24-vjeçari pritet të jetë përforcimi i katërt i Topçinjëve, pas nënshkrimit me Gabriel Martinelli, mesfushori Dani Ceballos, i cili u bashkua si huazim nga Real Madrid, dhe mbrojtësin Ëilliam Saliba, i cili u transferua nga St. Etienne për 27 milion.

 

Pepe shënoi 22 gola në Ligue 1 sezonin e kaluar, i dyti pas Kylian Mbappe të Paris Saint-Germain, ndërsa shërbeu edhe 11 asistime.

Vazhdo të lexosh

Reklamë