E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Arsenal triumfon përballë Newcastle, e nis sezonin me fitore

Arsenal e ka nisur sezonin e ri të Premier League me fitore. Topçinjtë arritën të mposhtnin me rezultatin 0 me 1 ekipin e Newcastle United.

 

Me pjesën e parë që u mbyll me rrjeta të paprekura, të besuarit e Unai Emery arritën të kalonin në avantazh në minutën e 58 falë një goli të shënuar nga Pierre-Emerick Aubameyang.

 

Me këtë fitore, Arsenal renditet në vendin e 6 me 3 pikë po aq sa dhe Manchester City I vendit të parë I cili arriti të fitonte të shtunën me rezultatin e thellë 5 me 0 përballë West Ham United.

Vazhdo të lexosh

Reklamë