Arsenali u përpoq të qëndronte gjallë në këtë fazë finale të kampionatit anglez, duke i bërë presion Manchester Cityt ë garën për tituillin kampion.

 

Në derbin kundër Chelsea, “topcinjte” fituan 3 me 1 dhe kanë rimarrë kryesimin e premier league me 2 pikë më shumë sesa “Qytetarët” ndonëse këta të fundit kanë dy ndeshje për të rikuperuar.

 

Pjesa e parë e arsenalit ishte spektakolate, kohë në të cilën mbylli ndeshjen duke shënuar të tre golat.

 

Dy golat e parë u shënuar në minutat 18 dhe 31 përmes të njëjtit autor Odegard, dhe në të dyja rastet pasimin e mori nga Xhaka.

 

Në minutën e  34 ai që coi shifrat në 3 me 0 ishte Gabriel Jesus.

 

Goli i Madueke në mesin e pjesës së  dyte për “blutë e londrës” nuk shërbeu për asgjë, thjesht për statistike.

 

Nëse Arsenali po lufton për titullin, Chelsea është një katastrofe në këtë edicion pasi ndodhet në vendin e 12 ndonëse harxhoi qindra milione euro në merkaton e dimrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *