E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Arsenal në merkato për Lacazette

Arsene Wenger ka shtuar interesimin për sulmuesin e Lyonit. Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka pasur takime me përfaqësues të Lyonit për Alexandre Lacazette.

Trajneri ka qenë në Francë gjatë kësaj jave së bashku me shefin ekzekutiv, Ivan Gazidis, për t’u takuar me presidentin klubit francez, Jean-Michael Aulas, në përpjekje për të arritur marrëveshje për sulmuesin i cili ka njoftuar që do të largohet nga Lyon.

 

Ditë më parë, ai deklaroi se Liga e Kampionëve nuk ishte kusht për klubin që do ta zgjedhë, ndërsa Arsenali nuk luan në garën e madhe evropiane.

Reklamë

 

‘Topçinjtë’ shpresojnë se oferta prej 200 mijë eurosh në javë, do ta bindë Lacazetten të shkojë në Premier Ligë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë