Arsenal ngriti kokë pas eliminimit nga Champions League dhe mori, të paktën përkohësisht kreun e renditjes në premier lige. Topçinjtë mundën në transfertën e javës së 34 Uolverjapton me rezultatin 2 me 0.

Që në fillim topçinjtë treguan ambiciet e tyre për ta fituar ndeshjen dhe rrezikuar me Kai haverc e duke krijuar vështirësi për vendasit  falë shpejtësisë nga e djathta të Saka. Nuk munguan pastaj edhe tentativat nga distanca me Odegard dhe  Rice.

Në fund të pjesës së parë kur vendasit kishin provuar të reagonin, ishin londinezët ata që goditen duke shënuar  me anë të Trosard falë një pune të shkëlqyer të Gabriel Jesus. E njëjta histori edhe në pjesën e dytë me Arsenalin më mirë dhe vendasit që provuan dëshpërimisht në fund krijuan vetëm një rast me anë të Lemina por pa shënuar dot. E jo vetëm kaq por morën edhe golin e dytë në minutën e 95 nga Odegard. 74 pikë për skuadrën e  Artetes në vendin e parë, 1 pikë më shumë se Man. City që ka një ndeshje me pak dhe 3 më shumë se Liverpuli që luan këtë të dielë.

E meqenëse ra fjalë tek Mançester city, skuadra e Pep Guardioles ishte e impenjuar këtë fundjavë në gjysmëfinalen e Fa Cup, teksa ia doli të fitojë në një ndeshje shumë të vështirë ndaj Chelsea duke u kualifikuar në finale e këtij trofeu.

Qytetarët që u tronditën nga eliminimi nga Champions League vuajtën shumë kundërsulmet e shpejta të Chelsesa që pati disa raste të pastra me Xhekson dhe Palmer, por u shpëtuan nga Ortega, portieri i dytë i Cityt.

Skuadra e Guardiolës ndryshoi shumë për mirë pas aktivizimit të Doku në pjesën e dytë dhe shënoi golin vendimtar me Bernardo Silves në minutën e 84. Tani në finale Manchester city do të gjeje një mes Manchester United ose Coventri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *