E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Arsenal barazon në shtesë me Chelsea

Barazim ne derbin e veriut te Londrës mes Arsenal dhe Chelsea, ndeshje e vlefshme per javën e 22 te Premier League Angleze. 2-2 ne Emirates ne nje ndeshje spektalore ku topçinjtë arritën te fitonin nje pike ne minutat shtese. Një pjese e pare e mbyllur me rrjeta te paprekura edhe pse skuadra e Venger tentoi disa here me Ozil Sanchez e Lakazet.

 

Ne te dytën me mire blutë me Moraten protagonist. Rezultati u zhbllokua ne minutën e 62 me Uilshaier qe kaloi ne avantazh te zotet e shtëpisë. I menjëhershëm reagimi i Chelsea 4 minuta me vone qe gjeti barazimin me Hazard nga pika e bardhe e penalltisë. 6 minuta nga fundi skuadra e Antonio Konte ne avantazh pas nje goli fantastik te Markos Alonso. Por ndeshja nuk kishte përfunduar, pasi ne minutën e dyte te shtesës, Belerin ktheu gjithçka ne baraspeshe.

 

Reklamë

Nje minute me vone mes emocioneve te mëdha, Chelsea mund te kishte fituar sfidën nëse Morata përballe Cheh do te ishte me i vëmendshëm apo gjuajtja e Zapakostes nuk do te përfundonte ne traverse.

 

Juventus është ekipi i katërt dhe i fundit qe pret nje bilete per ne gjysmëfinalet e kupës se Italisë. Ne çerekfinalet përballe publikut te saj zonja e vjetër mundi ne derbi Torinon me rezultat 2-0. Te zotet e shtëpisë shenuan nga nje gol per çdo pjese.

 

Fillimisht ishte Duglas Costa i cili zhbllokoi shifrat ne minutën e 15. Torino reagoi me Niang, por ne pjesën e dyte vendasit mbyllen gjithçka me golin e Manxhukic, i rregullt me ndihmën e teknologjisë Var. Ne gjysmëfinale Juventus do te përballet me Atalanten.

Vazhdo të lexosh

Reklamë