Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit të koduar “All in”. Bëhet fjalë për shtetasit Elorjan Tanka dhe Ervin Turtulli.

Po ashtu janë sekuestruar 5 armë (një armë zjarri kallashnikov, 4 armë gjahu), 6 kapdolla detonatore me kohe vonese, 3 pako me lëndën të dyshuar plasëse dinamit, 3 mina të lidhura mr mekanizma me aparate celulare, 3 aparate celulare, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, 1 kg kanabis, krëhra pistolete dhe municion luftarak.

“Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacioneve “Tempulli 2”, dhe “Sundimi i ligjit”, për një shtetas në kërkim dhe një tjetër që posedonte armë zjarri dhe sende të kundraligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “All in”.

Si rezultat i operacionit u ndalua shtetasi E. T., 44 vjeç, i shpallur në kërkim më parë në kuadër të operacionit “Tempulli 2”, dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. T., 45 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së 45-vjeçarit, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan 5 armë (një armë zjarri kallashnikov, 4 armë gjahu), sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, 1 kg kanabis, krëhra pistolete dhe municion luftarak.

▫️Gjithashtu, në kuadër të operacionit “All in”, Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, kanë ushtruar kontroll në një garazh në rrugën “Besim Alla”. Gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, 6 kapsolla detonatore me kohe vonese, 3 pako me lëndëntë dyshuar plasëse dinamit, 3 mina të lidhura me mekanizma me aparate celulare, 3 aparate celulare.

Në lidhje me këtë rast u shpall në kërkim shtetasi A. M., dhe nga verifikimet e kryera dyshohet se ky shtetas do ti shiste minat te grupe kriminale”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./ /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *