E enjte, 8 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Arsenal armësh dhe drogë në dy makina, kapet 4 persona nga policia e Tropojës

Katër persona u arrestuan me armë dhe drogë në kuadër të operacionit “Fierza 2022” në Tropojë.

 

Reklamë

Të arrestuarit në flagrancë nga policia e Tropojës janë shtetasit: B. M., 35 vjeç,  dhe B. M., 32 vjeç, banues në fshatin Koçanaj, e po ashtu edhe shtetasit A. P., 26 vjeç, dhe K. P., 26 vjeç, banues në Fierzë.

 

Reklamë

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Bajram Curri-  Tropojë, në kryqëzimin e  fshatit Sopot, duke levizur me automjetet tip  “Volksëagen” dhe “Benz”.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjete, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 33 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis e paketuar në qese, 3 armë zjarri ( 1 automatik, 1 mitroloz i lehtë dhe një pistoletë tip Ecol),  900 euro, dhe dy automjetet tip “Volksëagen” dhe “Benz”.

 

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e  personave të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë