E premte, 6 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Showbiz

Arselajda ja doli mbanë

Arselajda Buraku është një ndër modelet shqiptare, që duket se i ka buzëqeshur fati në karrierën e saj në tokën e premtuar. Ajo është fytyra e re e zgjedhur nga revista “Paper” si një ndër modelet e reja më premtuese, femra më e preferuar e javes. Artikulli shoqërohet dhe me një intervistë të detajuar të Arselajdës.

Vajza 22 vjecare nga Rubiku tregon se si mori vendimin për të udhëtuar drejt New York-ut,  në ndjekje të  ëndrrës së saj modelingut. Në artikullin e shkruar për të, tregohet se si ngjiti shkallët  drejt suksesit dhe se si u bë pjesë e grupit të rrokut me të cilin bashkëpunon.

Arselajda karrierën e saj si modele në Amerikë, e nisi nën menaxhimin Muse Management. Kete vit ajo ishte pjese për herë të parë në NY Fashion Week, si modele e  Hood By Air.

980x paper paper2 paper3

Vazhdo të lexosh

Reklamë