E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

ARRSH: Vazhdon qarkullimi normal në të gjitha akset kombëtare

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar qytetarët shqiptarë mbi gjendje e akseve kombëtare.

 

Në njoftim thuhet se gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut në të gjithë territorin, por pa sjellë probleme të mëdha me qarkullimin.

 

Reklamë

“Vazhdon qarkullimi normal në të gjitha akset kombëtare. Rënia e materialeve në segmentet: Ura e Kranës Syri i Kaltër, Lukovë-Bunec, Librazhd-Elbasan, në Kalimash km 107 dhe Shkopet-Ulëz është mbajtur gjithe kohën nën kontroll, për të mos sjellë probleme në qarkullim.”

 

Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohet që në rrugën e Dardhës nga “km 6 deri në km 12 të qarkullohet me zinxhirë”.

 

“Kontraktorët janë në gadishmëri për përballimin e çdo situate që mund të paraqitet”, theksohet në njoftimin e ARRSH-së.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë