Përfunduan punimet në segmentin Librazhd-Prrenjas, në fshatin Dragostunjë, ku tashmë qarkullimi kryhet normalisht.
Autoritetit Rrugor Shqiptar, pas vlerësimit të situatës së krijuar në këtë segment mori menjëherë masat e nevojshme në terren duke kryer punimet e nevojshme si dhe zgjidhjen e situatës së krijuar.
ARRSH njofton se u bë e mundur heqja e masivit që përbënte rrezik për rënie të pakontrolluar, duke e pastruar të gjithë sipërfaqen rreth saj dhe duke krijuar një skarpatë normale, pa rrezikshmëri për lëvizjen e mjeteve.
Kjo ndërhyrje do të rritë ndjeshëm sigurinë rrugore, do të parandalojë rrezikun nga rrëshqitjet apo rëniet e materialeve/inerte dhe do të përmirësojë qarkullimin për banorët e zonës dhe përdoruesit e tjerë të këtij aksi të rëndësishëm kombëtar./vizionplus.tv





