Subscribe

Autoriteteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se ditën e sotme, e premte, do të bllokohet një pjesë e aksit Elbasan-Librazhd për shkak të punimeve të kontratës “Zgjerimi i rrugës Elbasan-Qafë Thanë (Faza I).

Më konkretisht do të bllokohet aksi nga dalja e fshatit Fushë-Labinot deri në afërsi të stacionit të trenit në Mirakë.

Devijimi i trafikut do të kryhet në në krahun e djathtë, duke përdorur gjurmën e re për të dy senset e lëvizjes vajtje-ardhje.

Raportohet se kontraktori i punimeve në bashkëpunim me ARRSH-në dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.

Me qëllim shmangien e aksidenteve, ARRSH udhëzon drejtuesit e mjeteve, të zbatojnë sinjalistikën rrugore të vendosur në kantier. Gjithashtu, kërkohet dhe mirëkuptimi i drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë devijim./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *