E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

ARRSH nis procedurën e shpronësimit për 46 objekte tek Unaza e Re

Autoriteti Rrugor Shqiptar përfundon procesin e verifikimit dhe matjeve për 46 objekte që preken nga projekti i rehabilitimit të Unazës së Madhe të Tiranës.

 

Pronarët e këtyre objekteve, të shtrira përgjatë tre loteve të këtij segmenti kishin dorëzuar dosjet e dokumenteve të pronësisë pranë institucionit dhe ARRSH në respektim të detyrimit ligjor ka kryer verifikimin dhe matjen në funksion të procedurës së shpronësimit.

 

Reklamë

Ndërkohë tashmë ARRSH po bën gati dosjet e shpronësimit për këto objekte të para për ti përcjellë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë e më tej në Këshillin e Ministrave ku do të miratohet shpronësimi.

 

Ndërkohë Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje të gjithë banorëve të objekteve që preken nga projekti i Unazës së Madhe të Tiranës të paraqesin sa më shpejt dokumentacionin e pronësisë për të përfituar pa vonesa nga ajo çka përcakton ligji për rastet e shpronësimit, përndryshe, ARRSH do të zbatojë dispozitat ligjore duke i trajtuar si subjekte të cilat nuk disponojnë dokumente pronësie.

Vazhdo të lexosh

Reklamë