Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një parantezë të të gjithë situatës që paraqitet në këto ditë të ftohta në akset kombëtare të vendit.

 

Sipas ARRSH rajoni verior gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta. Në të gjitha akset ku ka prezencë ngricash, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorëve.

 

ARRSH ka sqaruar se segmentet Domaj-Draje Rec; Ura e Cerenecit-Steblevë; Kuben-Vasije; Peshkopi- Qafë Drajë; Peshkopi-Ushtelencë; Ura Cerenecit-Steblevë; Qafë Bualli-Krastë dhe Trebisht-Doganë janë të kalueshëm me zinxhirë ose pjesërisht me zinxhirë.

 

Në akset e tjera qarkullimi është normal.

 

Rajoni Qendror: Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta. Është punuar nga kontraktorët që në orët e para të mëngjesit për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë ngricash.

 

Qarkullimi në akset e këtij Rajoni është si më poshtë: Aksi nga Trau i Dajtit-Teleferik-Vilat Qeveritare rekomandohet përdorimi i zinxhirëve , për shkak të prezencës së ngricave; Qafë Priskë-Shëngjergj rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak të prezencës së ngricave; Qafë Priskë-Qafë Mollë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve; Qafë Mollë-Shëngjergj, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, për shkak të ngricave; Aksi Krujë Sarisalltik rekomandohet pjesërisht me zinxhir; Lunik-Steblevë rekomandohet me zinxhir në pjesën fundore të tij. Në akset e tjera qarkullimi është normal.

 

Rajoni Jugor: Gjatë natës ka pasur reshje bore në lartësi, që shkojnë 5-15 cm. Temperaturat kanë qenë të ulëta, sidomos në Qarkun e Korçës. Që në orët e para të mëngjesit, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorit, për shkak të prezencës së ngricave në rrugë.

 

Qarkullimi në akset e këtij Rajoni paraqitet si më poshtë: në Qarkun Korçë qarkullimi rekomandohet me zinxhir në Korçë Boboshticë; Dardhë dhe Qafë Qarri – Ersekë;

 

Në Qarkun Gjirokastër qarkullimi normal pa probleme.

 

Në Qarkun Vlorë qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht pa zinxhir.

 

Për shkak të temperaturave të ulëta,ARRSH u ka rekomanduar të gjithë drejtuesve të mejteve që të bëjnë kujdes dhe të lëvizin me shpejtësi të reduktuar.

 

Gjithashtu ARRSH u ka kaërkuar drejtuesve të mjeteve që të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *