E diel, 8 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

ARRSH: Ja rrugët që duhet të bëni kujdes

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se të gjitha akset kryesore nga veri në jug të vendit nuk kanë probleme dhe pjesa më e madhe e tyre është trajtuar edhe me kripë.

 

Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, ARRSH-ja iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore në akset të cilat konsiderohen si më problematike.

 

Reklamë

“Në të gjitha akset kryesore të vendit nuk ka probleme, pavarësisht reshjeve të borës dhe temperaturave shumë të ulëta, qarkullimi bëhet pa zinxhirë, zonat promblematike janë trajtuar me kripë. Kompanitë me mjetet borëpastruese janë në punë të vazhdueshme për pastrimin e rrugës. Rekomandohet të kalohen me zinxhir: Ura Cerenecit-Steblevë, Dardha në lartësinë mbi 1300 m.”

Në apelin e ARRSH kërkohet gjithashtu nga të gjithë drejtuesit që të tregojnë kujdes dhe të  vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, dhe të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë