Subscribe

Grupet e ARRSH, Bashkisë dhe ALUIZN-it kanë zbritur në terren për të vlerësuar objektet e banorëve të Unazës së Re që kanë depozituar dokumentacionet për shpronësim.

 

Sipas ARRSH grupet e punës po pengohen me dhunë nga banorët që nuk kanë lidhje me objektet që po shpronësohen.

 

“Gjate punës në terren banorë të tjerë të zonës, që nuk kane lidhje me objektet të  cilat po verifikohen, kanë penguar me dhunë  inxhinierët në ushtrimin e detyrës. Ata kanë dhunuar edhe mjediset private të banoreve me dokumentacion pronësie të cilët kanë qenë tëpranishëm dhe të gatshëm për verifikimin e banesës në funksion të shpronësimit. Ky grup banorësh lëviz në segmente të ndryshme të unazës duke penguar inxhinierët në kryerjen e detyrës, pavarësisht se nuk kanë lidhje me objektet të cilat po verifikon ARRSH. Në këtë formë, këta individë po mohojnë të drejtën e pronarëve të ligjshëm për një proces verifikimi të banesave të tyre.”

 

Në një njoftoim të shpërndarë për mediat, ARRSH thotë se inxhinierët po vazhdojnë procesin e verifikimit në terren të shoqëruar edhe nga punonjësit e Policisë së Shtetit.

 

Protestuesit janë ndarë në dy kategori, ata që nuk kanë dokumentacion dhe që kërkojnë të marrin 100% dëmshpërblim si dhe pjesa tjetër të cilët kanë dokumentacion të rregullt por që kërkojnë vlerësim sipas çmimeve reale të tregut.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *