E enjte, 12 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Arritjet dhe problematikat e reformës në drejtësi, Gjonaj diskutim me ambasadorët

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj zhvilloi një takim online me përfaqësuesit ndërkombëtarë për reformën në drejtësi.

Në takim ishin në pranishëm ambasadorja amerikane ne tirane yuri kim, ambasadori i BE-se, Luigi Soreca , shefja  e operacionit ndërkombëtar të monitorimit Genoveva Ruiz Calavera si dhe përfaqësuesit e misioneve Euralius dhe Opdat në shqipëri.

Ministrja Gjonaj përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se gjatë takimit është prezantuar  një analizë e thelluar mbi arritjet e deritanishme, problematikat dhe sfidat e reformës në drejtësi.

Gjonaj gjithashtu theksoi se eshte përgatitur edhe një plan konkret veprimi për të permisuar  rezultatet ne reformen.

Vazhdo të lexosh

Reklamë