E diel, 11 Tetor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Arritje e shkëlqyer e nxënësve të Shkollës së Baletit/ Ministrja Kushi publikon fotot nga suksesi në Itali

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka publikuar foto nga performanca e suksesshme e nxënësve të Shkollës së Baletit në disa qytete të Italisë.

 

Reklamë

Një një postim në rrjete sociale Ministrja Kushi shkruan:

 

Reklamë

“Arritje e shkëlqyer e nxënësve të Shkollës së Baletit.
Nën drejtimin e koreografes dhe drejtoreshës së kësaj shkolle Zj. Blerina Arbana, nxënësit tanë të mrekullueshëm arritën suksesin e radhës me talentin e rrallë gjatë performancës së tyre në Parma, Piacenza dhe Pontremoli në Itali, duke transmetuar vlerat dhe kulturën e kombit shqiptar dhe duke lënë mbresa tek qytetarët, mediat dhe autoritetet lokale.”

 

Më tej ministrja nënvizon se kjo është një arsye më shumë që të vijojë punën e nisur për reformimin e shkollave artistike në vend, siç e meritojnë këta fëmijë të talentuar që të mbushin shpirtin plot gëzim e krenari.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë