Numri i personave që kanë vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 29.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tre viktima. Sipas Ministrisë së Shëndetesisë viktimat janë një 73 vjeçar nga Kumanova, në qytetin e Kavadarit një 44 vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij. Bëhet fjalë për një shtetas të Shqipërisë, tek i cili është konstatuar virusi COVID-19. Viktima tjetër ka qenë një burrë 45 vjeç nga Shkupi i cili ka ndërruar jetë të martën në mbrëmje rrugës për në spital.

Sipas raportit të publikuar nga Ministria, janë regjistruar 18 raste të reja me koronavirusi me cka numri i të infektuarve ka shkuar në 617.

Ndërkohë, më shumë se 500 persona do të përballen me drejtësinë për mos respektim të masave të qeverisë për mbrojtje dhe parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Sipas prokurorisë publike e cila edhe ka publikuar shifrat, vetëm në rajonin e Shkupit janë ngritur 178 padi penale.

Përhapja e koronavirusit apo infektimi me qëllim i personave të tjerë konsiderohet vepër penale dhe këta persona sipas kodit penal do të mund të gjykohen deri në 1 vjet burg ose me gjoba në para që mund të arrijnë deri në dy mijë euro./R.E.L

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *