Subscribe

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhje Demokratike e Kosovës kanë vendosur këtë të enjte fillimin e bisedimeve për krijimin koalicionit qeverisës.

 

Menjëherë pas takimit dypalësh lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, është shprehur se ka rënë dakord me LDK-në për të qeverisur sëbashku.

“Kosova ka humbur shumë kohë dhe pritjet e qytetarëve janë shumë të larta. Pa humbur kohë ne kemi filluar bisedimet duke nisur me idenë e përbashkët për një qeverisë sa më efikase dhe një shtet sa më të fuqishëm, synimi jonë është që t’i dalim zot nevojave të qytetarëve dhe ta orientojmë shtetin nga drejtësia, zhvillimi”.

 

Ndërkohë nga ana tjetër kandidatja për kryeministre e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, është shprehur se te dy partitë treguan vullnetin e mirë për të qeverisur bashkë.

“Sapo zhvilluam takimin tonë të parë me LVV-në për të diskutuar mundësitë e bashkë qeverisjes. Sot kemi diskutuar në nivel të parimeve jo të detajeve më e rëndësishmja se të dy partitë treguan vullnetin e mirë për të qeverisur bashkë dhe vullnetin e mirë për të punuar në interes të qytetarëve”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *