Subscribe

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara arrijnë nje marrëveshje shume te rëndësishme per te ardhmen e Sirisë. Dy superfuqitë kane rene dakord te koordinojnë bombardimet ndaj militanteve te shtetit islamik, si pjese integrale e marrëveshjes per te ulur dhunën ne ketë vend. Plani do te hyje ne fuqi te hënën me vendosjen e armëpushimit. Forcat siriane do te ndalin gjithashtu operacionet ne zonat e kontrolluara nga rebelet. Ruset dhe amerikanet do te ngrëne nje qendër te përbashkët per te luftuar grupet xhihadiste, përfshire edhe ISIS. Lajmërimi i marrëveshjes vjen pas bisedime te gjata ne Gjeneve mes krerëve te diplomacive. “Plani do te kerkoje si nga qeveria, ashtu edhe nga opozita qe te respektojnë detyrimet dhe te mendojnë per popullin sirian,” u shpreh sekretari amerikan i shtetit Kerri. Ndërsa ministri i jashtëm rus Lavrov theksoi se Rusia e ka informuar qeverinë siriane per marrëveshjen e arritur dhe se Al-Asad ka dhëne garanci per respektimin e saj. vete opozita siriane është shprehur skeptike per respektimin e armëpushimit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *