Subscribe

Brukseli dhe Ankaraja arrijnë një marrëveshje me qëllim frenimin e fluksit të emigrantëve siriane drejt shteteve europiane. Kryeministrit turk Ahmet Dautoglu ka pranuar paktin, sipas të cilit për çdo sirian të kthyer nga Greqia në Turqi, një tjetër emigrant i strehuar në këtë shtet do të përfitojë azil në vendet e unionit. Në këmbim të kontrollit të refugjatëve, Turqia do te marre një ndihme tjetër financiare 3 miliard euro, do te sigurohet udhëtimi pa viza për qytetaret e saj ne Europe qe prej qershorit, si dhe do te përshpejtohet procesi i anëtarësimit ne BE. Arritjen e një pakti e konfirmoi kreu i Këshillit Evropian Donald Tuks përmes një komenti në twitter. Me herët kryeministri turk Dautoglu tha se Turqia ka pritur dhe do vijoje te strehoje refugjatet.

Ahmet Davutoglu:

Për Turqinë çështja e refugjateve nuk është pazar, por çështje vlerash humanitare dhe europiane. Ne kemi pritur 2,7 milionë refugjate pa asistence dhe duam te theksojmë se Turqia do te vazhdoje te njëjtën politike dhe qëndrim humanitar. Ne kemi objektiva te njëjta me BE, te ndihmojnë refugjatet e veçanërisht ata siriane.

Kancelaria gjermane Angela Merkel sqaroi disa detaje te marrëveshjes.

Angela Merkel:

Turqia duhet te plotësoje standardet ndërkombëtare te mbrojtjes se te gjithë emigranteve. Gjithashtu duhet te mbështesim Greqinë, jo vetëm me rikthimin e emigranteve te paligjshëm ne Turqi, por edhe me fonde, qe janë te nevojshme për strehimin e refugjateve qe gjenden ne ketë vend.

Ne ditën e pare te samitit u arri konsensusi mes vendeve te unionit, qe u finalizua ne ditën e dyte ne bashkëpunim me shtetin turk.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *