Subscribe

Pas 11 ditësh bllokimi në dy vendkalimet kufitare,jarinjë edhe bërnjak, kosova edhe serbia arritën në një marrëveshje.I dërguari i posacëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, njoftoi se palët janë dakordësuar për të ulur tensionet në veri.Në një postim në rrjetet sociale, zyrtari i Brukselit publikoi tri pikat per te cilat rane dakord Prishtina dhe Beogradi.

 

Duke nisur nga 2 tetori ,njësite speciale policore  të kosovës të vendosura në pikat kufitare do të largohen,barrikadat e protestuesve serbë do të hiqen,ndërsa misioni i NATO-s, KFOR, do të angazhohet për të garantuar qetësinë edhe levizjen e lirë për dy javët e ardhshme.

 

Ndërkohë nga  4 tetori, do të nisë zbatimi  i letrave ngjitëse, cka do te thote që as automjeteve nga Kosova e as atyre nga Serbia nuk do të duhet t’e nderrojne targat me ato të përkohshme, por vetëm te mbulohen simbolet shtetërore.

 

Më 21 tetor një ekip i përbërë nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, Prishtinës dhe Beogradit do të nisë bisedimin për gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme.

 

Marreveshja është mirëpritur nga dy udheheqësitë e prishtinës edhe beogradit, të cilët e quajën një fitore.

 

Kryeministri i Kosovës përmes një postimi në rrjetett sociale deklaroi se është një arritje e madhe për Kosovën teksa theksoi se Serbia tashmë duhet të mesohet me kushtet e reja.

 

Ndërkohë Aleksander Vucic, gjatë një deklarate për shtyp theksoi se propozimi për largimin e forcave policore nga pikat kufitare ishte i Beogradit, ndërsa paralajmeroi serish ndërkombetarët se do të përgjigjen nese rrezikohen qytetarët serbë.

 

ALEKSANDER VUCIC

PRESIDENT I SERBISË

 

“E kam njoftuar faktorin ndërkombëtar, se në të ardhmen nëse KFOR-i nuk mbron serbët, do të dimë vetë ti mbrojmë. Është parashikuar tërheqja  policore dhe kjo është dëshmi se në të ardhmen te tilla aksione të shqiptarëve do të hasin në rezistencë të popullatës serbe”

 

 

Marrëveshja pritet t’i jap fund situatës se tensionuar në veriun e Kosovës, ku protestuesit serbë bllokuan rrugët në shenjë proteste ndaj vendimit të qeverise Kurti për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë për targat e makinave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *