E diel, 8 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Arrihet marrëveshja në Maqedoni

Katër partitë më të mëdha politike në Maqedoni, arritën marrëveshje për zgjidhjen e krizës politike dhe mbajtjen e zgjedhjeve, sipas te gjitha gjasave me 11 dhjetor. Palet jane pajtuar që të rikthehet serish qeveria teknike, e cila do të jetë 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve. Po ashtu, marrëveshja parasheh tërheqjen e ligjit për Ministrinë e Punëve te Brendshme dhe detaje të tjera. Ambasadori amerikan, Xhes Bejli konfirmoi paktin e arritur. Sipas marrëveshjes, Ministri i Brendshëm do të jetë nga radhët e partive shqiptare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë