Përfundon takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe naftëtarëve të Ballshit për çështjen e pagave të prapambetura.

Kreu i Sindikatës, Sokol Dautaj deklaroi para mediave se u arrit në dakordësi që naftëtarët të marrin një pagë prej 400 mijë lekësh të vjetra për 12 muaj.

Nga ky vendim, sipas tij, pritet të përfitojnë rreth 870 naftëtarë.

“Kemi parashtruar problematikat e mbartura gjatë viteve. Nuk u arrit kjo dakordësi për pagat e prapambetura. Kaluam tek pika e dytë, që do të jetë për një periudhë të caktuar kohore, deri sa të vijë një kompani. Kemi arritur në dakordësi që të jepet një pagë prej 400 mijë lekësh për çdo muaj, për një periudhë 12 mujore, dhe të paguhen sigurimet e tjera, që shkon në vlerën e 580 mijë lekëve. Me këtë zgjidhje që marrin sot, jemi të kënaqur. Me detyrimet e prapambetura, do vijojë rruga ligjore. Kemi menduar që pagat e para të merren dy e nga dy. Brenda këtij muaji të merren dy paga. Shpresojmë që të gjendet një kompani serioze. Numri i naftëtarëve që do të përfitojnë është 870”, tha Dautaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *