Pas dy ditësh luftime midis Izraelit dhe militantëve në Rripin e Gazës, këtëtë enjte ka hyrë në fuqi armëpushimi.

 

Dhuna nisi pasi Izraeli vrau komandantin e grupit miliant Xhihadi Islamik Palestinez. Ministria e Shëndetësisë në Gaza – territor që kontrollohet nga militantët e Hamasit tha se 32 njerëz janë vrarë nga sulmet e Izraelit, ndërsa mbi 60 të tjerë janë plagosur.

 

Një zëdhënës i Xhihadit Islamik Palestinez konfirmoi për BBC-në se armëpushimi ka hyrë në fuqi në orën 5:30 të mëngjesit, sipas kohës lokale. Një zyrtar i lartë egjiptian tha për agjencinë e lajmeve AFP se marrëveshja e armëpushimit ka ardhur “si rezultat i përpjekjeve të Egjiptit”.

 

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për paqe në Lindjen e Mesme, Nickolay Mladenov, tha se edhe OKB-ja, edhe Egjipti kanë “punuar shumë për të parandaluar përshkallëzimin në dhe rreth Gazës, që do të çonte në luftë”.

 

Ndërkohë nga ana tjetër Izraeli, megjithatë, nuk e konfirmoi armëpushimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *