Subscribe

Rikthehet pas 7 vjetësh në Teatrin e Operas “Arrëthyesi”, një vepër që daton para 100 vitesh në Rusi e që vazhdon të duartrokitet në të gjitha skenat ku merr jetë. Magjia dhe vezullimi i yjeve në mbrëmje festash vjen në baletin me muzikë të Tchaikovsky dhe me koreografi të Ilir Kernit, enkas për dashurinë. Trupës së këtij institucioni do t’i bashkohen edhe fëmijët më të talentuar të shkollës së baletit, që duket se janë shumë të lumtur që e prekin këtë skenë në një moshë të vogël. Koreografia vjen më e freskët se shtatë vjet më parë dhe e bazuar në versionin e Ivanov, sipas Kernit dhe balerinëve që kanë performuar edhe më parë, këtë shfaqje mund ta quajmë edhe premierë.  “Arrëthyesi” vjen për publikun në datat 14, 15 dhe 20 e 21 shkurt në Teatrin e Operas dhe Baletit.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *