Subscribe

Dy ditë pas shpërthimit të tritolit në banesën e Gazmir Dacit policia e Tiranës arrestoi autorin.

 

Bëhet fjalë për 23- vjeçarin Vilson Brahaj nga Kukësi me precedentë penalë në fushen e vjedhjeve. Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë, ku duket autori i maskuar që vendos tritolin dhe largohet me makinë, policia të shtunën shoqëroi tre persona, ndërsa pas marrjes në pyetje i komunikoi akuzën të riut nga Kukësi.

 

Sipas policisë, Vilson Brahaj kundrejt pagesës ka vendosur sasinë prej 500 gramë tritol në banesën e Xhelal Dacit, babait të Gazmir Dacit.  Pas ngjarjes, autori ka hedhur në lumë tek “Ura e Tapizës” rrobat e përdorura gjatë kryerjes së krimit, ndërsa automjetin e kishte fshehur në një bodrum afër “Urës”.

 

Policia arriti në gjurmët e të dyshuarve pas identifikimit të makinës me të cilën u larguan, pasi edhe automjeti u kap nga kamerat e sigurisë së bizneseve.

 

Vilson Brahaj është paguar për të vendosur tritolin, por nuk ka treguar deri tani porositësit, ndërsa policia po heton në konfliktin që familja Daci ka me atë Kolaveri.

 

Gazmir Daci po vuan dënimin me 35 vite në burg për vrasjene njërit prej vëllezërve Kolaveri dhe plagosjen rëndë të tjetrit, ndërsa banesës i është vendosur edhe tre herë të tjera eksploziv.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *