E premte, 6 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 03:55 Në vijim ora 03:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Arrestohet tritolvënësi i autobusit

Pasi i vendosi tritolin autobusit të agjencisë së funeraleve Erion Duçka, u largua me biçiklete, por u ndalua nga një patrullë e përgjithshme. Burime pranë hetuesve thanë se 28-vjecari u ndalua për një kontroll rutinë, por kundërshtimi me dhunë i efektivëve, bëri që ata të dyshojnë. Pas kontrollit të të riut, policia bëri me dije se Erion Duçka është personi, i cili vendosi tritolin autobusit në pronësi të Klodian Rexhepit, pasi iu gjetën dhe materiale që aktivizuan lëndën plasëse. Fatmirësisht nga shpërthimi, nuk pati asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale, ndërkohë që u thyen dhe dritaret e një banese ku ishte i parkuar mjeti. 28-vjeçari i dyshuar u filmua dhe nga kamerat e sigurisë ne momentin e vendosjes së lëndës plasëse, e cila u aktivizua me fitil përcjellës. Për t’u larguar ai përdori një biçikletë, ndërsa hetuesit dyshojnë se shkak i vendosjes së tritolit është konkurrenca.

Më shumë video

Reklamë