Sektori për krimet e rënda në policinë e Tiranës ka vënë në pranga Tom Mamlin, një prej protagonistëve të masakrës së Mamurrasit, ku mbeti i vdekur nje person e u plagosen disa te tjere. Mamli është arrestuar në kryeqytet, dhe akuzohet për vrasje dhe plagosje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 23 shtator të 2015, në qendër të Mamurrasit, ku shkak i përplasjes se armatosur u bene mosmarrëveshjet per ndarjen e parave, mes dy fiseve te përfshira ne trafikun e prostitucionit ne Itali. Nga plumbat mbeti i vrarë Naim Tafaj i dëbuar nga autoritetet italiane pasi dënimit me burg për vjedhje.