E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Arrestohet “tmerri” i karburanteve

Policia arreston tmerrin e karburanteve qe kryente grabitjet me arme. Ai kishte mundur te rrëmbente parate ne pikat e karburantit në disa qytete të vendit. E fundit qe vuri ne shënjestër ishte nje argjendari ne Lushnje.

 

Operacioni i koduar “Hajduti karburanteve”, çoi ne pranga Aleks Priftin nga Ura Vajgurore.

 

Reklamë

Pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë tregojnë se 41-vjecari, pasi realizon grabitjet largohet me shpejtësi.

 

I vetëm ai ka mundur të grabisë disa karburante ne Durrës, Rrogozhine dhe Peqin. Ai i lëvizte me një automjet tip “Honda”, të marrë me qera dhe nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë me silenciator, kryente vjedhjet. Sipas policisë, brenda 3 ditëve të fundit arriti të kryente shtatë vjedhje.

 

Aleks Prifti nuk ishte një emër i panjohur për policinë. Ai njihet si person me precedentë të mëparshme kriminale, për vjedhje, plagosje me armë të ftohta dhe armë zjarri por gjithashtu edhe pe gjobëvënie. 41-vjeçari ka pasur precedent penale edhe në Greqi, Belgjikë e Itali.

 

Specialistet e krimeve të renda kane arritur të zbardhin dhe dokumentojnë ngjarjen fale edhe pamjeve te marra nga kamerat e sigurisë, të cilat kane ndihmuar ekspertet e policisë per te mbërritur tek autori.

Më shumë video

Reklamë