Një 33-vjeçar ka përfundur në prangat e policisë së Korçës, pasi dyshohet se është autori i 17 vjedhjeve të ndodhura në qytet.

Erjon Berberi u kap në flagrancë në lagjen nr. 1 të qytetit duke vjedhur në banesën e shtetasit V. T. Ai ka qenë në ndjekje dhe monitorim të vazhdueshëm nga uniformat blu.

Nga kqyrja e pamjeve filmike dhe provave të grumbulluara, u dokumentuan edhe 16 vjedhje të tjera, ngjarje të ndodhura tre muajt e fundit në Korçë, ku janë vjedhur piktura me vlerë, sasi lekësh, orendi e pajisje shtëpiake, autor i të cilave dyshohet të jetë Berberi, konkretisht:

– Në lagjen nr. 3, është vjedhur banesa e shtetases V. M.

– Në lagjen nr. 10, është vjedhur banesa e shtetasit J. Ç.

– Në lagjen nr. 12, janë tentuar të vidhen 4 banesa; është vjedhur banesa e shtetasit M. K., dhe dyqani i shtetasit K. B.

– Në lagjen nr. 17, është vjedhur lokali i shtetasit A. Xh.

– Në lagjen nr. 18, është vjedhur lokali i shtetasit Sh. G., banesa e shtetasve L. G;  Ll. P; dhe A. Ç; është tentuar të vidhet banesa e shtetasit Dh. G; dhe është vjedhur dyqani i shtetasit I. C.

– Në lagjen nr. 1, është tentuar të vidhet një objekt kulti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *