E martë, 10 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Arrestohet skifteri 25-vjeçar në Pogradec

Një 25 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Pogradecit si i dyshuar për një sërë vjedhjesh të ndodhura në qytet.

 

Ndalimi i të riut me iniciale D.R. vjeç, banues në Pogradec është bërë pasi, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja”.

 

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, shtetasit të mësipërm iu dokumentua autorësia me prova ligjore edhe për 3 vjedhje të tjera të ndodhura në datën në maj të këtij viti.

Vazhdo të lexosh

Reklamë