Ish-kryetari i bashkisë Dibër, Shukri Xhelili, 56 vjeç, është lënë në “arrest me burg” nga Gjykata. Ka qenë kërkesa e Prokurorisë për të arrestuar Xhelilin, i dyshuar për veprën penale të “korrupsionit pasiv” në formën e kërkimit të favoreve seksuale, në këmbim të emërimit në një vend pune në strukturat e varësisë së bashkisë Dibër. Vendimi i Gjykatës është ekzekutuar menjëherë nga ana e forcave të policisë së shtetit. Ish-kryetari i bashkisë është transportuar në drejtim të Tiranës. Xhelili u përfshi ne nje skandal seksual. Një 20-vjeçare publikoi ne media videon ku ai shfaqej teksa i kërkonte te kryente marrëdhënie seksuale. Menjëherë, kryeministri Rama e shkarkoi nga detyra 56- vjeçarin. Ndërkohe, mësohet se Shukri Xhelili ka vendosur te ankimoje ne Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *