E diel, 8 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Arrestohet shqiptari në New York

Një 22 vjeçar shqiptar, Saimir Alimehmeti, është arrestuar në apartamentin e tij në Bronx të Nju Jorkut, pasi akuzohet për përhapje të propagandës terroriste dhe mbështetës i ISIS. FBI ka ndaluar të riun shqiptar në orën 5 e 30 me atë lokale dhe në kompjuterin e tij janë gjetur dhjetëra video të ISIS, të cilat ai i promovonte. Alimehmeti komunikonte dhe me një person të infiltruar, te cilit i kishte kërkuar një pasaportë për të udhëtuar drejt Sirisë, përmes Shqipërisë ku do te ndihmohej nga i vëllai. Ky i fundit është ndaluar në vitin 2015 në Shqipëri me të njëjtën akuzë.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë