Subscribe

Fale informacioneve te siguruara nga tabloidi “Daily Mail”, policia britanike ka arritur te arrestoje Avni Metren, shqiptarin qe kërkohet qe nga viti 1997 per dy vrasje te kryera ne Shqipëri. Prej 18 vjetësh 53-vjeçari nga Burreli, qe njihet edhe me emrin Abdyl Metra jetonte ne Londër dhe kishte marre shtetësinë britanike. Ai ishte dënuar ne mungese me 25 vjet burg ne Shqipëri, por ndonëse ne listën e me te kërkuarve nga Interpoli, policia nuk kishte rene ne gjurme te tij. Gazetaret investigative te “Daily Mail” kishin arritur te komunikojnë me Metren ne shtëpinë e tij ne periferi te Londrës. Ai e ka mohuar te këtë kryer vrasjet e dy vëllezërve Xhetani ne Burrel dhe thotë se nuk mban mend asgje nga kjo çështje. Ai thotë gjithashtu se Avni Metra nuk është identiteti i tij. Pas arrestimit pritet qe autoritetet britanike te vendosin per ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Metra ka mbërritur ne Britani ne vitin 1998 me identitet te rreme si shqiptar i Kosovës, ka përfituar azil dhe me pas ka marre edhe shtetësinë britanike. Sipas shtypit britanik ne këtë vend jetojnë te pakten gjashte vrasës shqiptare me identitete te rreme.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *