Një 36-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga në Greqi, pasi është kapur me lëndë narkotike dhe drejtonte mjetin pa patentë.

I dyshuari fillimisht u arrestua pasi nuk kishte patentë shoferi të vlefshme, por në kontrollet e mëvonshme në dy shtëpi që ai përdorte, u gjetën të fshehura gjashtë pako me kanabis të papërpunuar me peshë totale prej 724.2 gram, një paketë fara kanabisi me peshë 3.3 gram, 121 pilula me recetë droge, shumë mbështjellës plastike për paketimin e drogës dhe një peshore elektronike.

Në të njëjtin ambient u gjet një pistoletë plastike, dy thika palosëse dhe një dorezë hekuri, ndërsa shqiptarit iu sekuestrua mjeti dhe celulari. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *