Kronikë
Arrestohet shqiptari në Greqi, policia i gjen 10 pako me “të bardhë” të fshehura në shtëpi

Policia greke arrestoi pasditen e djeshme një 24-vjeçar shqiptar në perëndim të Selanikut, për trafik droge.
Pas veprimeve të koordinuara të policisë, i lartpërmenduri është lokalizuar dhe në kontrollin e kryer në banesën e tij janë gjetur dhe konfiskuar:
Reklamë
10 pako me kokainë, me peshë totale 64.2 gram,
2 peshore elektronike precize,
7 fishekë pistolete 9 mm dhe
shumën prej 3650 euro.
Gjithashtu i është konfiskuar 1 celular dhe 1 automjet i përdorur si mjet për trafikun e drogës.
I arrestuari me akuzën e ngritur ndaj tij do të dërgohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë Selanik. /vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




